Era Rusi është një ndër këngëtaret nga Shqipëria më të pëlqyera për publikun, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo morri pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Paraqitja e saj në këtë festival u komentua mjaft pozitivisht nga publiku.
Gjatë intervistës së saj më të fundit për emisionin “Prive” ajo tregoi se këngën të cilën e performoi në këtë festival e morri si material përpara se të konfirmonte pjesëmarrjen e saj. Era shprehet se kjo këngë është një këngë shumë madhështore dhe sipas saj performimi në skenën e një festivali i përshtatej më mirë sesa një videoklip.
Ndonëse aktualisht është duke shijuar suksesin nga “Kënga Magjike”, këngëtarja duket se tashmë nuk ka më në plan të ndalet. Ajo tregon se së shpejti do të vijë me 3 projekte të reja, ku dy prej tyre do të jenë bashkëpunime. Këto këngë do të jenë në zhanre të ndryshme nga njëra-tjetra.