Parandalon pre-eklampsinë
Në një studim të kryer nga “Khon Kaen University” në Tajland u zbulua se gratë shtatzëna që konsumonin një dietë të pasur me kalçium, kishim më pak mundësi për tu prekur nga pre-eklampsia, dhe duke qënë se kosi është i pasur me kalçium ai është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e kalçiumit në dietën tuaj.
Kocka të forta për nënën dhe bebin
Objektivi parësor i shtatzanisë është furnizimi i bebit me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalçium i cili përveçse ndihmon në zhvillimin e kockave të bebit, kujdeset edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzanisë.
Lehtëson simptomat inflamatore
Kosi është i pasur gjithashtu edhe me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia e tyre për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.
Parandalon rezistencën ndaj insulinës
Me ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas gjatë shtatzanisë ai ka tendencën të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës. Por për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak.