Të gjithë e kujtojmë përplasjen virtuale që ndodhi ndërmjet Capital T dhe Ardian Bujupit në Nëntor të vitit të shkuar, shkruan OnAir.
Konflikti ndërmjet tyre nisi për shkak të një deklarate të Capital T në një emision. Gjatë kësaj deklarate ai e kishte cilësuar Ardianin si mosmirnënjohës e më pas ky i funit kishte reaguar me anë të një deklarate në rrjete sociale. Të dy vendosën të sqaroheshin nëpërmjet një livestream në këtë rrjet social, por ky livestream nuk ndodhi kurrë.
Duket se dyshja këtë gjë e ka sqaruar privatisht. Tregues i kësaj është edhe postimi i fundit i Ardian Bujupit. Në një postim në insta story ai kishte bërë tag edhe reperin teksa festonte arritjen e 100 milionë klikimeve në Youtube të këngës së tyre “Andiamo”.
“Andiamo” është publikuar si projekt në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe ende pëlqehet mjaft nga publiku. Duket se për hir të artit dyshja i kanë lënë pas mosmarrveshjet. Tani mund të shpresojmë një tjetër hit prej dy artistëve.