Tradhëtia është një ndër fenomenet më shqetësuese që ndodh midis çifteve edhe pse më në dukje po bëhet tani në kohët moderne. Nga shembujt e ndryshëm që kemi, nga ky problem nuk bëjnë përjashtim as femrat e suksesshme. Këtu përmendet edhe Albërie Hadërgjonaj e cila numëron suksese të shumta në karrierën e saj. E ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës” ajo ndau disa detaje më shumë rreth kësaj ngjarjeje, shkruan OnAir.
Albëria shprehet se ish burri i saj ishte figura e parë mashkullore që njohu në jetën e saj. E martuar në një moshë shumë të re vetëm 15 vjeçe, ajo shpreh se gjithashtu me ish burrin ajo mësoi edhe se ç’ishte dashuria. Dashuria ishte edhe arsyeja se përse ajo qëndroi kaq gjatë në këtë marrëdhënie.
Në këtë intervistë ajo ndan me shikuesit edhe shumë detaje të tjera rreth jetës së saj dhe të vajzave të saj.