Këngëtarja Big Mama është një ndër emrat më të përfolur të estradës muzikore shqiptare, shkruan OnAir.
Ajo shpesh komentohet për paraqitjeet e ndryshme të saj dhe për deklaratat. Pavarësisht vëmëndjes së madhe që ajo ka nga publiku, këngëtarja ka arritur që me shumë fanatizëm ti ruajë për vete detajet e jetës së saj romantike.
Aktualisht e vetmja gjë që dimë është se ajo prej kohësh është në një lidhje dashurie, ndonëse Big Mama asnjëherë nuk e ka bërë publik identitetin e personit tjetër.
Së fundmi ajo i shokoi të gjithë me postimin e fundit në Instagram. Në foton e publikuar në profilin e saj ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë dhe me disa vajza të cilat duken si shoqërueset perfekte të nuses. Gjithashtu ambienti është dekoruar në mënyrën më të bukur për një ceremoni martese.
Në komente vërshuan urimet nga fansat dhe miqtë e saj, ndërkohë nuk munguan as dyshimet se bëhet fjalë për një skenë videoklipi.
Të vërtetën do e mësojmë vetëm me kalimin e kohës.
View this post on Instagram