Sabri Fejzullahu listohet në mesin e këngëtarëve më të dashur shqiptar që gjithmonë arrin të publikojë projekte muzikore shumë të suksesshme dhe që mbesin gjatë në memorien e njerëzve, shkruan OnAir
Audienca shqiptare tashmë e ka pranuar si një legjendë të muzikës shqiptare dhe secili projekt i tij listohet menjëherë në mesin e hiteve muzikore.
Balada e tij muzikore kushtuar tradhtisë me titull “Nuk të njoh” listohet në mesin e projekteve më të veçanta shqiptare që numëron edhe rekorde të klikimeve.
Kënga është në bashkëpunim me produksionin M-PRODUCTION./OnAir