Shyhrete Behluli konsiderohet si një nga këngëtarët më të dashura shqiptare që me secilën këngë që ka publikuar ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, shkruan OnAir
Projekte muzikore në bashkëpunim me produksionin VIZIONI LIBONIA që sigurojnë miliona klikime në kanalin zyrtar të produksionit VIZIONI LIBONIA.
Ajo gjithmonë arrin që të sjell projekte muzikore që cilësohen si hite të padiskutueshme. Edhe projekti “Shtëpi e vjetër” është padyshim një nga projektet më të veçantë të Shyhrete Behlulit, madje konsiderohet dedikimi më i bukur i bërë për fëmijërinë.
Rikujtojmë që këngëtarja e njohur po shijon suksesin e këngës “Je e vetmja”, e publikuar pak muaj më parë./OnAir