Motrat Mustafa, janë ato këngëtare të cilat arrijnë që me çdo këngë të publikuar në tregun muzikor të arrijnë shumë sukses madje këngët e tyre rikthehen në hite të padiskutueshme, shkruan OnAir.
Në mesin e projekteve muzikore të suksesshme që posedojnë këngëtaret është edhe kënga me titull “Shoqja si moter”, e cila ka arritur të kap afro 3 milionë klikime.
Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur kompozitori i njohur Ilir Berani, ndërsa orkestrimi studio Xheni.
“O sa mirë sa mirë me pa bashk çika e gra, ja kanë anen ja din renin ka po shkojn pe hjeshojn venin”, janë vetëm disa prej rreshtave të kësaj kënge, mirpo të dëgjoni të plotën klikoni në videon e listuar më poshtë./OnAir