Engjellusha Salihu, gjithmonë arrinë që të publikoj këngë që publiku i do dhe i vlerëson shumë, shkruan OnAir.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar projektin me titull “Kunatat” e cila një ditë pas publikimit ka arritur të grumbullojë afro gjysmë milion klikime.
Tekstin e këngës e ka shkruajtur Abaz Selmani, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rrahman Kryeziu.
Këngëtarja këtij projekti muzikor i ka bashkangjitur edhe videoklipin, i cili përshtatet mirë me këngën, për të cilin është përkujdesur VizionMedia.
Për të dëgjuar, klikoni në videon e listuar më poshtë./OnAir