21 vite pas luftës së fundit në Kosovë, ish-shef i protokollit të presidentit historik Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka publikuar librin “PENGU”.
Si ndodhi pushtimi i shtëpisë së RUGOVËS, nga forcat serbe?
Si reagoi RUGOVA kur iu komunikua se duhet ta takojë MILLOSHEVIQIN?
Me kë dhe si udhëtoi RUGOVA në Beograd?
Kush ishte prezent në takimin me MILLOSHEVIQIN?
Çka kërkoi RUGOVA në këtë takim?
Çka u nënshkrua në këtë takim?
Kush dhe si intervenoi për lirimin e RUGOVËS?
Kush e takoi i pari RUGOVËN në Romë?
Kush ishin dy hetuesit e Tribunalit të Hagës që intervistuan Ibrahim RUGOVËN dhe Adnan MEROVCIN në Romë?
Këto dhe shumë e shumë detaje tjera gjatë pengmarrjes dhe lirimit të RUGOVËS, i gjeni në librin: “PENGU”, që Merovci thotë se ishte bashkëpunëtori i vetëm dëshmitar i çdo momenti të kësaj periudhe!
Në emisionin OXYGEN, Merovci ka shpjeguar detaje për këtë libër dhe për figurën e Ibrahim Rugovës.
Përveç kësaj Adnan Merovci për herë të parë ka treguar edhe arsyen se çfarë e ka shtyer që të shkruajë libra për Ibrahim Rugoven.
Rrëfimin e plotë e gjeni në videon e listuar më poshtë/OnAir