Në oborr nuk kujdesen edhe aq.
Por, në klasë nuk kanë zgjidhje tjetër, pos ta mbajnë distancën, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj, nxënësit e klasëve të 9-ta do të qëndrojnë të maskuar përballë mësimdhënësve në mënyrë që të zhvillojnë mësimin përgaditor për testin e arritshmërisë.
Në vazhdimësi duhet edhe t’i dezinfektojnë duart, teksa në klasa nuk do të jenë më shumë se 12 apo 13 nxënës.
Ani pse mund të mësonin edhe online, semimaturantët më shumë e duan mësimin në klasa.