Grupi Parlamentar më i madh në Kuvend, ai i Vetëvendosjes, ende nuk e kanë vendosur nëse do të merr pjesë në seancën ku pritet votimi i Qeverisë Hoti.
Rexhep Selimi tha për klankosova se janë duke diskutuar për vendimin që do ta marrin.
“Jemi duke diskutuar momentalisht”, tha shkurt Selimi.
Ndërkaq, deri më tani nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci, ka thënë për klankosova.tv se nuk do të drejtojë seancën e sotme nëse refuzon kryeparlamentarja Vjosa Osmani.