Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejtë.
Në ditën kur Komisioni Europian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qindra të rinj të PDK-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Europës.