Organizata Rinore ‘Akti’ në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Policinë e Kosovës, si dhe në mbështetje të organizatës gjermane ‘GIZ’, kanë lansuar sot në qytetin e Mitrovicës fushatën kundër dhënies së lemoshës për fëmijët lëmoshkërkues nga ana e qytetarëve.
Rexhep Gojnovci, drejtor i organizatës ‘Akti’, ka bërë të ditur për kp, se dhënia e lëmoshës për fëmijët lëmoshkërkues nga ana e qytetarëve, nuk i përkrahë ata, por në fakt i dëmton dhe ka më shumë efekte negative se sa pozitive.