Në prag të festave të fundvitit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nxjerrë dekret përmes të cilit i ka falur tre të burgosur.
Siç thuhet në njoftimin për media, atyre u janë falur nga 6 muaj deri në 2 vjet burgim.
“Mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe kriteret për faljen e personave të dënuar, si dhe bazuar në raportin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, presidenti nxjerr dekretin për faljen e Granit Paçarizit, Nazmi Mujotës dhe Arlind Latifit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e presidentit