Kështu duket transplantimi i zemrës së parë artificiale në Maqedoni. Ndërhyrja e cila ka zgjatur dy orë e gjysmë, i dha shans të ri për jetë pacientit 46 vjeçar nga Shtipi.
Zemra e tij ka funksionuar vetëm 15%, ai ka lëvizur dhe ka marrë frymë me vështirësi, kështu që në qoftë se nuk do t’i transplantonin një zemër artificiale, këtij pacienti i kishin mbetur vetëm edhe disa ditë jetë, thanë nga spitali klinik Axhibadem Sistina në Shkup.
Tani, me këtë zemër artificiale, ai do të mund të jetojë edhe 6 vjet, ndërsa pas kësaj periudhe do të duhet t’i bëhet edhe një transplantim, megjithatë nga donatori.
Ndërhyrja u krye me sukses, ndërsa pacienti është në gjendje stabile, deklaroi Aleksandar Nikoliq, kardiokirurgu i cili e udhëhiqte ndërhyrjen kirurgjike.