Miodrag Solaja, i dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk e përfundoi dënimin e tij.
I dënuari për ekzekutimin e shtatë fëmijëve në oborrin e një shtëpie në vitet 1998-99 në Kosovë, u lirua nga burgu në Serbi tre vjet para se të përfundonte dënimin e tij.
Në Qeverinë e Kosovës janë shprehur të indinjuar me këtë lirim, ndërkohë kanë deklaruar se nuk ka pajtim me Serbinë derisa kriminelët lihen të lirë.