Për këngëtaren e mirënjohur, Miranda Hashani sot shënon një ditë e veçantë.
Miranda sot feston ditëlindjen e 46-të, pra Miranda Hashani u lind më 10 prill të vitit 1973, në Francë. Ajo me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për publikun shqiptar kudo në botë. “Mos më lini vet”, “Ike me tjetrën”, “Refreni”, “Ti Apo Enderra”, e shumë këngë tjera janë interpretuar aq bukur nga artistja.
Këngëtarja 46-vjeçare ishte rikthyer në skenën muzikore pas një pauze një vjeçare. Në korrik të vitit 2018, ajo kishte publikuar këngën “Amaneti i Nanës”, përmes së cilës kishte pasqyruar rëndësinë dhe dashurinë ndaj gjuhës, kombit dhe traditave shqiptare dhe në klip shihet me veshje kombëtare.