Këngëtaret duan ta tregojnë vetën në muzikë, të vijnë me këngë sa më të bukura e goditëse, të shndërrohen në hit.
Por, jo vetëm kënga ka rëndësi për to. Kujdes të veçantë i vënë edhe paraqitjes së jashtme, flokëve, grimit e garderobes.
Një prej këngëtareve që ka më së shumti fustane, është edhe Remzie Osmani, e cila prej shumë vitesh kujdeset që të ketë fustanet më të bukur, e të punuar me kujdes nga dizenjatorët më të mirë, shkruan “Kosovarja”.
Po kaq meraklie në fustane është edhe reja e saj, Gëzimja, e cila ka një koleksion të tërë fustanash elegant. Ato shfaqen shumë të lumtura krah njëra tjetrës.