Sidion Tabaku është 24-vjeçari, i cili u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme nga policia në Tiranë. I riu, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital, është mik i reperit Stresi.Këngëtari ka qenë bashkë me të riun, në një lokal, pak përpara se Sidioni të largohej me motor dhe të qëllohej nga policia.Në një prononcim për FaxWeb, Stresi thotë se është manipuluar ekspertiza mjeko-ligjore dhe teksa miku i tij qëndronte i shtrirë në tokë me plumbin në këmbë, policët ushtronin sërish dhunë.
Stresi shprehet:Ka plumb në kofshë. Raporti mjekësor që mbrëmë nuk na ka nxjerrë gjë.
Që mbrëmë kanë qenë me qindra forca policie dhe nuk na lejonin të afroheshim, ta shikonim. Kanë manipulu ekspertizën, kanë manipulu raportin mjekësor.
Është i masakruar në fytyrë. Ne kemi besim tek policia të na mbrojë, jo të na vrasë para syve. I shtrirë në tokë, i kanë thënë “Pusho se të vramë”.
Nuk dimë më ku të ruhemi, ku të mbrohemi. I bie të mbrohemi vetë se s’di më ça me bo mo”.Më tej, reperi pohon se miku i tij nuk ka bërë asnjë lloj manovre për të shmangur policinë.
SHÇBA pretendon se Tabaku nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, dhe në lidhje me rastin kanë nisur hetimet. I riu ka marrë plagë të shumta dhe në fytyrë përveç plumbit në këmbë, plagë të cilat sipas tij i janë shkaktuar për shkak të rrëzimit nga motori pas marrjes së plumbit.