Rediart Cankja 41-vjeç, u arrestua nga policia franceze pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën rreth 3 kg heroinë. Cankja me shtetësi belge, por orgjinë shqiptare, është në listën e partisë “CD & V”, partia e dytë më e madhe në Flanders (Belgjikë), për kandidat në Këshillin e Qytetit të Antwerpit, si dhe rrethin Ekeren. Raportophet se ka qenë aktiv edhe në jetën politike në Kosovë.
Siç raportojnë këtë të hënë mediat belge: Cankja, së bashku me Shpresa S., një grua kosovare, u arrestua nga policia franceze në një qytet pranë kufirit të Francës me Zvicrën, pak kilometra nga Gjeneva. Në një zonë të përgatitur posaçërisht në makinë, e cila është në emër të Shpresa S., policia gjeti rreth 3 kilogramë heroinë. Shpresa. S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun zviceran.
Për momentin, është i paqartë roli i Rediart Cankjas dhe hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë rreth kësaj çështjeje.