Fëmijet janë gëzimi i prindërve, vetëm duke shikuar faktin se çfarë lumturie dhe emocioni j’u shfaqet në momentin kur ata kanë parasysh një foshnjë të porsalindur.
Ato gjithmonë mbeten si një copëzë ndriçimi në jetët e tyre, lumturi, gëzim dhe vetë kuptim i jetës! Çdo njeri e meriton këte lumturi në jetë, njejtë siç vepron edhe 4-vjeçari Kent i cili shkon të takojë në spital vëllaun e tij të porsalindur. Reagimi i tij në atë moment ishte i papërshkrueshëm njëkohesisht edhe i pazëvendësueshëm. Edhe pse Kent është i lindur me Sindromin Down, asgjë nuk e ndalon atë të jetë një vëlla i dashur dhe me plot përgjegjsi për të voglin Noah.