Daria Kozlova nga kanali ‘Russia 24’ është alivanosur gjatë transmetimit live, derisa po intervistonte një ministër gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Kremlin të Rusisë.
Pasi ta ketë pyetur Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturos nëse një kompani teknologjike ruse, do lejojë përdorimin e fluturakeve amerikane, gazetarja ka nisur të luhatet
Raportohet se asaj i kanë hedhur ujë dhe është këndellur, ndërsa e tëra ndodhi pas mungesës së ngrënies, lodhjes dhe nxehtësisë në sallë.
Mirëpo, kanë nisur spekulime se Manturos, që u emëru nga Vladimir Putini në atë pozitë më 2012, e ka hipnotizuar gazetaren.
“Nuk ka dyshim, se ministri e hipnotizoi. Aftësitë e tij janë të paparashikueshme dhe kjo nuk ishte alivanosje, por trullosje si pasojë e futjes në trans”, është komenti që mblodhi më së shumti pëlqime.