Kryetari i KNSH, Ragmi Mustafi ishte i ftuar me anë të një lidhjeje direkte në emisionin “Info Magazine” për të folur rreth të drejtave të pakicave etnike në Kosovë dhe Serbi, shkruan OnAir.
Mustafi u shpreh se niveli i të drejtave të garantuara kushtetuese të komunitetit serb në Kosovë është mbi standardet e të drejtave të pakicave të tjera.
Ndërkohë ai thotë se qasja e Serbisë për të drejtat e shqiptarëve në atë shtet ka qenë e kundërt pasi që është bazuar në diskriminim. Ai tregon se komuniteti shqiptar nël Serbi nuk lejohet që të përdori flamurin. Gjithashtu në shkollat e tyre të mesme nuk kanë as libra në gjuhën shqipe. Mustafi shprehet se gjithashtu nuk kanë financime të mjaftueshme për aktivitete të ndryshme kulturore.
Kryetari i KNSH thotë se janë në pritje për të parë se çfarë do të arrihet nga procesi i dialogut.