Humanisti Halil Kastrati ishte i ftuari i radhës në emisionin “Libero”, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës së tij ai u ndal të fliste rreth shumë kujtimeve nga jeta e tij. Ndër këto kujtime ishte edhe humbja e babait të tij.
Kastrati u shpreh se nuk kishte mundësi që të ishte i pranishëm në varrimin e të atit. Gjithashtu ai tregon se meraku më i madh për të ishte fakti se nuk ishte pranë tij kur morën vesh lajmin e vdekjes së vëllait. Sipas Kastratit do të ishte më mirë dhe më lehtë nëse në ato momente do të ishte afër të atit. Babai i tij vdiq një muaj pas marrjes së këtij lajmi.
Teksa fliste rreth këtyre kujtimeve, Halil Kastrati u shfaq mjaft i emocionuar dhe u përlot.
Videon e plotë të këtij momenti mund ta ndiqni në videon më poshtë: