Vendimi i fundit i marrë nga qeveria për masat e reja përfshin: heqjen e kufizimit të lëvizjes, lejimin e gastronomisë të punojë deri në 23:00 e gjithashtu maskat nuk janë më të obligueshme në ambientet e hapura, shkruan OnAir.
Ky vendim duket se është pritur mjaft mirë nga qytetarët. Për “ATV” ata tregojnë se këto vendime janë mjaft pozitive jo vetëm për aktivitetet e bizneseve, por kanë një impakt të mirë edhe nga ana e tyre psikologjike. Gjithashtu shumë prej tyre shprehin dëshirën që masat e vjetra mos të rikthehen më.
Nga ana tjetër, gjendja epideomologjike paraqitet të ketë një përmirësim të ndjeshëm.