Vrasja që ndodhi ditën e martë në Pejë e cila tronditi opinionin publik, mësohet ti ketë fillesat që para 2 vitesh, shkruan OnAir.
I dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje Xhevdet Januzaj kishte ngacmuar seksualisht të bijën e viktimës. Në atë kohë vajza në fjalë ishte vetëm 13 vjeçe si edhe ishte nxënëse e Januzaj. Mësohet se ky i fundit e kishte kërcënuar disa herë viktimën.
Ndërkohë për “RTV Dukagjini” fqinjët shprehen se janë të tronditur nga kjo ngjarje pasi Januzaj njihej si një person mjaft i qetë.