Ermali dhe Ariana janë ndër çiftet më të dashura të estradës, shkruan OnAir.
Së bashku ata kanë 4 fëmijë dhe në përgjithësi shumë gjëra rreth jetës së tyre private ata preferojnë ti mbajnë larg syrit të publikut.
Pavarësisht kësaj, në intervistën e tij më të fundit këngëtari ndau disa detaje më shumë rreth jetesës së tyre. Në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ai u shpreh se për shkak të jetës së ngarkuar që kanë ata kanë herë pas here konflikte të vogla me njëri-tjetrin. Ermali shprehet se kjo është diçka që ndodh në të gjitha çiftet.
Ai gjithashtu tregon se këto konflikte asnjëherë nuk janë serioze dhe se ka një marrdhënie shumë të shëndetshme me Arianën.