Ditën e djeshme rrjetet sociale u mbushën me histori rreth njërit prej çifteve më të komentuara të estradës, Loredana dhe Mozzik, shkruan OnAir.
Arsyeja e spekulimeve ishte një foto e postuar së fundmi nga Loredana në instagramin e saj. Kjo foto tregonte artisten teksa mbante një foshnjë. Postimi gjithashtu ishte i shoqëruar edhe me një emoji të një familjeje me dy fëmijë. Gjithashtu fotoja u ripostua edhe në insta story nga Mozzik. Kjo mjaftonte për ti bërë të gjithë të mendonin se Loredana dhe Mozzik do të bëheshin prindër për herë të dytë.
Mesa duket e vërteta ishte ndryshe. Tashmë është mësuar se në fakt kjo foto e publikuar është marrë nga një videoklip i këngës së re të çiftit. Kjo këngë do të ketë si tematikë familjen.
Tashmë pritet thjesht që projekti i radhës të lansohet. Kujtojmë se bashkëpunimet që çifti ka lansuar me njëri-tjetrin kanë rezultuar mjaft të pëlqyera nga publiku.