Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Palestinës është kthyer sërisht në vëmendjen e publikut, kjo dhe për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur, shkruan OnAir.
Po ashtu sa të ndarë janë këto dy shtete ashtu të ndara janë edhe opinionet rreth kësaj teme. Teksa diskutohej pikërisht për këtë temë në emisionin “Info Magazine”, politologu Arbnor Sadiku u shpreh se Kosova duhet të mbajë një qëndrim neutral për këtë situatë.
Sadiku u shpreh se kjo është për faktin se Kosova ende është një shtet mjaft i ri dhe nuk është anëtarësuar ende në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Për rjedhojë, Kosova nuk mund të jetë maja e diplomacisë botërore. Për shkak të situatës së saj, Kosovës i duhen miq nga të dyja palët e këtij konflikti.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: