Fadil Gjoka është një nga dëshmorët e luftës për pavarësi të Kosovës, shkruan OnAir.
Janë shënuar tashmë 27 vite që nga ndarja e tij nga jeta. Familja e tij tregon se në rastin e tij ka pasur neglizhencë nga shteti pasi nuk i janë dhënë falënderimet e merituara. Ata tregojnë se jo vetëm i është vonuar statusi i dëshmorit, por gjithashtu edhe emri i tij nuk i është vendosur asnjë rruge, ndryshe nga dëshmorët e tij. Po ashtu familjarët kanë bërë kërkesë në komunën e Drenasit për ndërtimin e një shtatoreje, kërkesë kjo e pa miratuar.
Për “Insajderi”, vëllai i tij, Ragip Gjoka tregon se emri i të vëllait nuk është përmëndur në asnjë epope të UÇK, edhe pse ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me disa nga heronjtë më të mëdhenj të vendit.