Para disa kohësh “Insajderi” publikoi një shkrim në të cilin tregohej se si Vitia nuk e kishte nënshkruar marrveshjen për furnizimin me vaksinat, shkruan OnAir.
Në këtë shkrim tregohej se për këtë shkak, furnizimi me mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer pritej të shtyhej deri në Shtator. Në kohën e publikimit të këtij shkrimi, ministri e mohoi duke e konsideruar si “lajm të rremë”.
Më pas policia e krimeve të rënda me urdhër të gjykatës themelore në Prishtinë mësynë në zyrat e Insajderit.
Gazetarja Drenusha Canolli, njëra nga autoret e këtij shkrimi, u shpreh se ata do të vazhdojnë të publikojnë shkrime dhe fakte të cilat janë me interes për publikun pavarësisht presioneve.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje klikoni në videon më poshtë: