Elvir Gashijani është shembulli perfekt që nëse vërtet je i apasionuar pas diçkaje mund t’ia arrish pavarësisht rrethanave, shkruan OnAir.
Ai jeton së bashku me një numër të madh të anëtarëve të familjarëve të tij në një banesë rreth 50 metra larg stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë. Që prej një moshe të vogël ai ka qenë i apasionuar pas futbollit, por për shkak të gjendjes ekonomike së familjes atij iu desh që këtë pasion ta linte në plan të dytë. Kjo pasi që në moshën 10 vjeçare Elvirit i është dashur të punojë.
Gjërat ndryshuan për të në momentin që Afrim Ajeti dhe Adil Vokrri u njoftuan me të dhe i dhanë mundësinë e duhur për të shfaqur talentin. Mënyra e lojës së Elvirit krahasohet me atë të Mesit.
Menaxheri i tij Afrim Ajeti thotë se Elviri ka 4 mundësi për të vazhuar të ndjekë ëndrrën e tij jashtë Kosovës.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: