Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi ishte sot një ndër të ftuarat e radhës në emisionin “Alarm”, shkruan OnAir.
Intervista e saj erdhi në një mënyrë mjaft ndryshe nga të tjerat ashtu si mund të shihet edhe në videon më poshtë.
Ariana tregoi se për shkaqe shëndetësore të pasojave pas COVID-19, sëmundje që e kishte kaluar në muajin Janar, ajo këtë viti nuk mundej të mbante agjërimin në muajin e Ramazanit.
Gjithashtu deputetja u tregoi shikuesve pak më shumë rreth jetës së saj personale teksa tregoi se si arrin të balancojë rolin e saj si nënë, deputete si edhe përfundimin e doktoraturës. Ajo u shpreh se familja e saj kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për sa i përket përkujdesjes për djalin e saj.
Ndonëse në moshë relativisht të re, Ariana ka qenë e angazhuar me politikën dhe ka pasur shumë arritje në këtë fushë. Ajo ka qenë zyrtarja e parë në zyrën e marrdhënieve ndërkombëtare në qeveri në vitin 2007.
Pavarësisht okupimeve të shumta ajo tregon se në kohën e lirë disa aktivitete që ajo pëlqen të bëjë janë gatimi, leximi dhe shkrimi.
Intervistën e plotë të deputetes mund ta ndiqni duke klikuar në videon më poshtë: