Fshati Lip dikur para viteve 90 njihej me emrat Nikuqaj dhe Kalaj, shkruan OnAir.
Përveç emrit ky fshat ka ndryshuar edhe në shumë gjëra të tjera. Fshati i ndodhur në komunën e Pejës ashtu si shumica e zonave rurale vuan nga braktisja e tij.
Aktualisht pasuria më e madhe natyrore e këtij fshati janë bjeshkët. Pjesa më e njohur është maja e Hasanit e cila është kthyer në një pikë mjaft të njohur turistike.
Një tjetër veçanti e këtij fshati është se nga ky fshat e ka prejardhjen edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa.
Për të mësuar më shumë rreth këtij fshati klikoni në videon më poshtë: