Të gjithë personazhet e formatit televiziv “Përputhen” janë shumë të komentuar dhe çdo veprim i vogël i tyre ngjall diskutime të shumta, shkruan OnAir.
Ndër ata më të komentuarit janë Andi dhe Jasmina, të cilët ndonëse patën një histori të bukur dashurie, përfundimi nuk ishte ai që publiku shpresonte. Ndonëse të dy u deklaruan për njëri-tjetrin, pas debateve të shumta ata i tërhoqën këto deklarata. Më tej këta dy personazhe dolën nga programi.
Pavarësisht kësaj ata e lanë të hapur mundësinë që në të ardhmen mund të ktheheshin sërisht së bashku dhe të vijonin njohjen e tyre larg kamerave.
Detaji më i fundit që na bëri të dyshojmë se diçka e tillë ndodhi ishte një postim në profilin e Jasminës në Instagram. Në foto shfaqeshin ata të dy dhe ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk ishte dashuri me shikim të parë, u deshën tre muaj tu u përla. Gëzuar për kujtimet e bukura”