Ëngjëllusha Salihu përpos këngëve të saj njihet edhe si një nga këngëtaret më simpatike të estradës, shkruan OnAir.
Kjo gjë na bën të gjithëve të mendojmë se ka pasur shumë kolegë të saj të cilët kanë flirtuar me të. Për këtë arsye të gjithëve na bën çudi kur ajo thotë gjatë intervistës në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” se një gjë e tillë nuk ndodh.
Më tutje ajo shpjegon se ka shumë pak kontakt me kolegët e saj, kryesisht shihet me ta nëpër koncerte. Gjatë këtyre koncerteve ajo tregon se është e shoqëruar me prindërit e saj e për këtë arsye nuk ka pasur flirtime nga kolegët.