Ndjenjat mund të konsiderohen si koncepte mjaft komplekse të cilat edhe pse koha kalon nuk qartësohen, shkruan OnAir.
Është karakteristikë e natyrës humane që të ndikohemi nga ndjenjat. Ato nuk njohin asnjë moshë. Kur flitet për ndjenja nënkuptohet një numër i madh emocionesh si gëzimi, dashuria, xhelozia etj. Shpesh herë ne veprojmë pikërisht në bazë të tyre.
Thuhet se fëmijët janë krijesat më të pafajshme e mbase kjo gjë ndodh për shkak se ata emocionet dhe ndjenjat nuk i komplikojnë, por i marrin në mënyrën më të thjeshtë të tyre.
Duket se të njëjtën gjë e bënë edhe fëmijët të cilët ishin pjesë e këtij inserti të përgatitur nga emisioni “N’shpi”. Në këtë insert ata tregonin se si i kuptonin ndjenjat dhe çfarë veprimesh bënin. Ajo çfarë bie në sy ishte pastërtia dhe çiltërsia e tyre teksa nuk e kishin problem të flisnin edhe për gabime që mund të kishin bërë si për shembull gënjeshtra. Gjithashtu dashurinë ata e konsideronin si një ndjenë më të pastër dhe na kujtojnë edhe ne të rriturve se dashuria duhet të jetë për të gjithë personat që na rrethojnë.
Insertin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: