Në moshën 18 vjeçare u largua për në Zvicër, por tashmë është kthyer në Kosovë për të shndërruar hobin e tij në një biznes fitimprurës, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për Esat Berishën, i cili prej 4 vitesh në një tokë në periferi të Prizrenit kultivon bimën e Aroninës. Berisha tregon rreth vetive kuruese që kjo bimë ka. Disa prej tyre janë vetitë anti-kancerogjene, si dhe vetitë për të kuruar diabetin dhe tensionin.
Ai shprehet se kjo bimë mund të krijojë një industri mjaft fitimprurëse jo vetëm për të, por dhe për personat të cilët aktualisht nuk janë të punësuar dhe kanë nevojë për të ardhura.
Në planet për të ardhmen e tij të afërt janë investime të tjera në Kosovë si dhe rikthimi i përhershëm në vendlindjen e tij.