Aplikacioni “TikTok” është kthyer ndër aplikacionet më të preferuar nga të rinjtë kohët e fundit, shkruan OnAir.
Duket se të rinjtë edhe në Kosovë janë duke e shfrytëzuar mjaft mirë këtë mundësi për të treguar veten e tyre si edhe pasionet që ata kanë. Të shumtë janë ata të cilët bëjnë video në këtë aplikacion, por të paktë janë ata që ia dalin të marrin vëmëndjen e një audience të gjerë.
I tillë është edhe rasti i Anila Kastrati, e cila aktualisht numëron pak më shumë se 30 mijë ndjekës. Ajo ka arritur ta krijojë reputacionin e saj në TikTok në një kohë mjaft të shpejtë. Në videot e saj, elementet që bien më në sy janë stili si edhe vetbesimi që e karakterizojnë Anilën. Ndër videot e saj më të pëlqyera janë ato në të cilat janë përdorur muzikë shqiptare.
Në këtë intervistë të parë të sajën, Anila tregon një anë tjetër të sajën teksa zbulon që komentet paragjykuese që merr e bëjnë në disa raste të ndjehet jo rehat. Pavarësisht kësaj ajo duket se ka krijuar një platformë mjaft të madhe me njerëz të cilët e mbështesin gjatë gjithë kohës. Gjithashtu në këtë intervistë ajo ndan edhe planet e saj për të ardhmen ku tregon se po planifikon që të sjellë video më ndryshe në profilin e saj në TikTok.
Intervistën e saj të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: