Dikur një moderatore mjaft e sukseshme, Floriana Garo tashmë është rikthyer sërisht në ekran, shkruan OnAir.
Pas një pauze disa vjeçare, kjo edhe për shkak të jetesës së saj jashtë Shqipërisë, Floriana Garo tashmë është rikthyer, por me një rol tjetër. Ajo tashmë është zëdhënësja e fushatës së “Partisë Demokratike”.
Këtë të dielë ajo do të jetë një ndër të ftuarat e emisionit “Kojshia Show” ku do të flasë për shumë gjëra që nga fillimet e karrierës së saj në televizion, si edhe rreth rolit më të ri që ajo ka marrë përsipër.