Të gjithë jemi të inspiruar nga njerëzit e sukseshëm, shkruan OnAir.
Shpesh herë çfarë arrijmë të shohim janë vetëm arritjet e suksesit por jo historinë se si shumë personazhe kanë arritur aty ku gjenden sot. I tillë është edhe rasti i futbollistit Valmir Veliu. Një herë e një kohë atij i duhej të ecte afërsisht 2 orë në këmbë e tashmë është një nga futbollistët më të kërkuar.
Veliu tregon për “ATV” se ai ka filluar të luajë futboll që në moshën 10 vjeçare. Gjithçka u nis si një lojë fëmijësh, por ai nuk e dinte që futbolli do ti kthehej në pasionin e tij kryesor dhe tashmë në burim lumturie.