Leonita Muja, plot me energji pozitive është emri i rrallës që i bashkohet listës së të ftuarve në emisionin “Studio A”, shkruan OnAir.
Ajo është bërë e njohur kohët e fundit falë krijimit të një brand të rrobave “Street wear”. Ashtu si edhe emri, këto veshje janë jashtë asaj të cilës jemi mësuar në përditshmëri. Me pak fjalë mund të quhen piktura të cilat vishen.
Në këtë intervistë Leonita tregon se piktura ka qënë gjithnjë një pasion i saj dhe dëshironte ta sillte atë në një format tjetër. Kështu i lindi edhe ideja për markën e saj me rroba të personalizuara me anë të pikturave. Ajo tregon se jo vetëm familja, por edhe njerëzit e tjerë e kanë mbështetur.
Gjithashtu Muja ka ndarë me publikun se është në përgatitje të një koleksioni të ri për stinën e verës i cili do të ketë shumë elementë të rinj.
Intervistën e plotë e gjeni në videon më poshtë: