Kamerat e fshehta janë një format komedie mjaft popullor në programet e vendeve të huaja, shkruan OnAir.
Pavarësisht se shumë prej nesh i kanë parë videot e tyre në internet, prapë në vendin tonë janë një risi. Emisioni “Veç kesh me Xhekin” e ka adoptuar këtë format në një mënyrë mjaft të suksesshme.
E bukura e këtyre “rrengjeve” është se janë në situata mjaft normale dhe të sjellura në mënyrë të tillë që personi që bie pre e tyre nuk mendon se mund të jetë një kamerë e fshehtë. Nga reagimi i qytetarëve çfarë vihet re është se shumë prej tyre ndalen të ndihmojnë kur ndodhen përballë situatave të tilla. Në momentin që e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë shumica prej tyre reagojnë në mënyrë shumë pozitive e madje të shumtë janë ata të cilët edhe ndalen të përshëndesin.
Për të parë se çfarë ndodhi në këtë kamerë të fshehtë klikoni videon më poshtë: