Tashmë është e ditur që Elvis Naçi është një ndër personat që gjithmonë shpërndan mesazhe shumë të vlefshme për shoqërinë që jetojmë, kjo falë veprave dhe fjalëve, shkruan OnAir.
Të njëjtën veprimtari ai e kryen edhe nëpërmjet profileve të tij në rrjete sociale e sidomos në kanalin e tij zyrtar në Youtube ku shpesh herë publikohen video të cilat japin mësime të ndryshme. E tillë është edhe kjo video që na tregon historinë e një gruaje të ve që gjithashtu humbi edhe të birin.
Në këtë histori tregohet sesi gruaja ishte duke kërkuar një ilaç për dhimbjen e saj, por e gjeti pa e vënë re. Këtë gjë e arriti duke ndihmuar të tjerët e duke u miqësuar me njerëzit që takonte.
Kjo histori sa e trishtë, është edhe frymëzuese. Na mëson se secili ka gjëra që do të dëshironim të rregullonim në jetët tona. Këtë gjë mund ta arrijmë vetëm duke ndihmuar njëri – tjetrin dhe duke mos u treguar egoistë.
Për të ndjekur historinë e plotë, më poshtë gjeni edhe videon: