Me anë të këtij inserti të përgatitur nga emisioni i mëngjesit që transmetohet në “ATV” njihemi me një personazh mjaft karizmatik, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për Arditën. Ardita është një vajzë 22 vjeçare, e cila vuan nga sëmundja “Spina Bifida”, një sëmundje kjo që prek boshtin kurrizor dhe ia bën thuajse të pamundur lëvizjen e saj. Pavarësisht kësaj ajo shfaqet si një person shumë i qeshur dhe pozitiv.
Për të mbuluar një pjesë të mirë të shpenzimeve të saj, ajo që prej disa kohësh tashmë, shet punime dore nëpërmjet rrjetit social “Instagram”. Ajo gjithashtu e përdor këtë pasion që tashmë e ka kthyer në punë, edhe si një formë terapie.
Pavarësisht paraqitjes së saj si një person shumë optimist, Ardita shprehet se komentet negative dhe paragjykimet që merr prej njerëzve e lëndojnë, por i është falënderuese mikeshave të saj që nuk e kanë lënë të heq dorë.