Në studion e emisionit “Debat Plus” që transmetohet në “RTV Dukagjini” u zhvillua një diskutim rreth rezultatit zyrtar të zgjedhjeve që u zhvilluan në 14 Shkurt, shkruan OnAir.
I ftuar në këtë studio ishte edhe gazetari Imer Mushkolaj i cili vuri në dukje edhe numrin e madh të femrave të cilat siguruan vota. Ky ishte edhe numri më i lartë i femrave të zgjedhura në parlament që ka ndodhur. Sipas gazetarit kjo që ka ndodhur është një tregues i emancipimit të votuesve.
Gjithashtu u theksua se në listën e 10 personave më të votuar në Kosovë, 4 prej tyre ishin gra. Në krye të kësaj liste gjithashtu qëndron një grua, Vjosa Osmani.
Ky rezultat shënon një lajm të mirë për të gjitha gratë që u mungonte përfaqësimi i denjë në politikë si edhe një shpresë për femrat në të ardhmen që mund të mendojnë ti bashkëngjiten politikës.