Të shumta janë monumentet të cilat kanë vlera historike dhe kulturore për popullin tonë, shkruan OnAir. Pavarësisht kësaj, disa prej tyre duket se janë lënë në harresë. I tillë është edhe rasti i kullës shumëvjeçare në fshatin Opterushë të Rahovecit.
Për këtë kullë kujdeset i vetëm Ibrahim Spahiju, banor i këtij fshati. Ai herë pas here shkon dhe e kontrollon nëse ka pësuar dëmtime.
Gjatë historisë së saj, kjo kullë ka kryer funksione të ndryshme, duke filluar që nga banimi e deri tek ato administrative. Në këtë intervistë të dhënë për “RTV Dukagjini” z. Spahiju shprehet se kjo kullë mbart vlera të veçanta historike dhe kulturore për këtë fshat.
Hera e fundit që i është kushtuar vëmëndje ka qënë në vitin 2014, kur edhe u kryen restaurimet e fundit.