Gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje në numrin e të prekurve nga Covid, shkruan OnAir.
Sipas ekspertëve shkaktarët e kësaj situate janë disa. Ndër të tjera ata përmendin neglizhencën e shtuar nga qytetarët për sa i përket respektimit të masave, fushatën elektorale që lamë pas etj. Gjithashtu ata theksojnë se ky lirim i madh që është bërë, është i parakohshëm.
Një ndër kategoritë që duhet të tregojn kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe janë edhe gratë shtatzëna. Fatmirësisht sipas një deklarate nga reparti i Covid në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thuhet se gjëndja aktualisht në këtë kategori shfaqet e qëndrueshme. Në total janë katër paciente të shtruara, ku 2 prej tyre presin të lindin së shpejti.