Politikani serb, Nenad Rashiq në një konferencë për media ka folur për sulmin që u bë dje ndaj djalit të tij, Nikollës.
Ai tha se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si: prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.
Rakiq thotë se ka qenë shumë i trembur nga kjo ngjarje, por se nuk do të largohet nga politika
Ai madje rrëfeu se lidhur me këtë çështje ka pasur edhe një diskutim me familjen e tij. Rashiq thotë se i ka pyetur bashkëshorten dhe fëmijët se nëse mendojnë se ai ua ka rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre, atëherë ai do të largohet nga politika.
Përgjigja që ka marrë nga familja, Rashiq thotë se ka qenë që ai duhet të vazhdojë të punojë për të mirën e popullit të Kosovës.
“Atë natë unë i kam pyetur familjen time se nëse mendojnë se unë kam rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre, duhet të tërhiqem nga politike dhe ata më thanë jo sepse të gjithë duhet të angazhohemi për të mirën e popullit të Kosovës”, tha Rashiq në një konferencë për media.